Nusja vjedh lulet në kopshtin e fqinjës për të dekoruar dasmën e saj

Nusja vjedh lulet në kopshtin e fqinjës për të dekoruar

Të gjithëve na pëlqen të kursejmë, por kjo nuse e teproi pak.

Gruaja ka prerë të gjitha lulet në kopshtin e fqinjës së saj për të dekoruar buqetën dhe ambientin e dasmës.

Kopshtarja u zemërua shumë kur kuptoi se fqinja i copëtoi çdo lule në kopsht.

"Dola në oborr mëngjesin e së premtes dhe pashë çdo trëndafil në kopshtin tim të prerë dhe lulet e shkulura,"-tha kopshtarja.

Ajo zbuloi se ishte fqinja e saj që i vodhi lulet vetëm kur pa fotot e dasmës të publikuara në mediat sociale.

Kopshtarja pa në dekorimin e ceremonisë pikërisht lulet e saj.

Nusja u justifikua duke i thënë: "Ato janë vetëm lule. Kisha nevojë për lule për dasmën time dhe ju keni një oborr të tërë plot."



EMISIONET