Nusja turke bëhet virale! Para martesës, shkon e vetme për të votuar

Nusja turke bëhet virale! Para martesës, shkon e vetme për

Një grua në Turqi ka vendosur që të shkojë me fustanin e nusërisë për të votuar pak minuta para se të martohet.

Zeynep Girklioglu që shkoi në një shkollën e mesme të hotelerisë dhe turizmit ku bëheshin votimet për zgjedhjet presidenciale e parlamentare është bërë virale në internet.

Ajo tha se bashkëshorti i saj Cagri Girklioglu nuk mund të ishte aty pasi ai i kishte qendrat e votimit në Stamboll.

"Ne vendosëm datën për martesën para 6 muajsh dhe ishte rastësi që zgjedhjet qëlluan në të njëjtën ditë. Është një ndjenjë ndryshe të votosh me fustanin e nusërisë. As që e kishim menduar një gjë të tillë. Shpresoj që çdo gjë të jetë për të mirën e vendit tonë. Pasi të votoj do të nisem për në dasmë”, tha ajo në për Anadolu Agency.

Gjithashtu Zeynep shtoi se kjo ditë do të jetë e paharrueshme për ta pasi kanë provuar dicka ndryshe.

EMISIONET