Numri i Mkhitaryan "bëhet" çështje, UEFA "ultimatum" Arsenalit

Numri i Mkhitaryan "bëhet" çështje, UEFA

Ashtu si Alexis Sanchez tek Manchester United, edhe Henrikh Mkhitaryan ka zgjedhur të veshë fanellën me numër 7-të tek Arsenali.

Tek "topçijtë" ky numër është përdorur gjatë fazës së parë nga sulmuesi kilian, por megjithatë mesfushori armen Mkhitaryan nuk do të ketë të drejtë të veshifanelën me numër 7-të në Europa League, pasi sipas rregullave të UEFA-s  thuhet se dy lojtarë nuk mund të përdorin të njëjtin numër gjatë një sezoni.

Arsenali ende nuk e ka konfirmuar numrin e të cilit do të veshin 29-vjeçar në Europë.

Një hipotezë është edhe numri 22, një numër i pëlqyer nga Mkhitaryan, por  që momentalisht është i zënë, pasi në "Emirates" mbahet nga mesfushori i talentuar Jeff Reine-Adelaide.

EMISIONET