Numrat e llogarive për të ndihmuar banorët e përmbytur

Ditët e fundit, disa rajone të Shqipërisë janë përballur me një mot të keq, ku nga sasia dhe intensiteti i pazakontë i reshjeve të shiut janë shkaktuar përmbytje me pasoja të rënda në banesat dhe pronat e qytetarëve, në godina dhe territore publike, sipërfaqe të mbjella etj.

Struktura të autoritetet qendrore dhe vendore, vetë anëtarët e komuniteteve të prekura drejtpërdrejt, shoqata joqeveritare dhe grupime vullnetare vijojnë mbështetjen për të bërë gjithçka që të sigurohet jeta e familjarëve të rrezikuar, të minimizohen dëmet dhe efektet në këtë situatë të vështirë, për t'ju rikthyer sa më pare normalitetit.

Për këtë qëllim Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar numrat e llogarive për dhënien e "Kontributeve vullnetare " në disa banka të nivelit të dytë.

Në numrat e llogarive që jo po shihni në ekran të gjithë të interesuarit mund të kontribuojnë financiarisht në përballimin e fatkeqësie natyrore ose emergjence civile. 



EMISIONET