Numri i shtetasve të BE që kanë emigruar nga Britania e Madhe vitin e kaluar ka vendosur shifra rekord, raporton Zyra e Statistikave Kombëtare.

Gjithsej 139.000 emigrantë u larguan nga vendi në 2017. I vetmi vit tjetër kur shifrat e emigracionit të BE ishin të përafërta me të 2017, ishte viti 2008, kur shifra arriti 134.000.

Migrimi afatgjatë neto në Mbretërinë e Bashkuar nga BE ishte 101.000 vitin e kaluar, vlerësimi më i ulët në pesë vjet.

Të dhënat e ONS janë për vitin e parë të plotë kalendarik që nga votimi i Brexit.

Migrimi neto, dallimi mes të numrit të njerëzve që vijnë për të jetuar në Angli për të paktën 12 muaj dhe atyre që emigrojnë, nga vendet jashtë BE-së është rritur në 227.000, niveli më i lartë që nga shtatori i vitit 2011.

Qëllimi i qeverisë është të ulë migracionin e përgjithshëm neto, nga BE-ja dhe jashtë BE-së, në mijëra.

/Ora News.tv/