Nuk takohen banorët vetëm tek ERTV

Nuk takohen banorët vetëm tek ERTV

Fjala e deputetit te PD Klevis Balliu sot në kuvend

Nëse diskutimi do të bëhej për Tahirin me nerv shiatik e pa nerv shiatik do të ishte këtu Kryeministri.

Të nderuar qytetarë unë pata idenë se ne kërkuam mocion me debat me kryeministrin dhe ai erdhi 10 minuta dhe iku. Po të ishte puna për të mbrojtur Tahirin me nerv shiatik apo pa nerva shiatik do ishte këtu gjithë ditën e gjithë natën për ta mbrojtur, por kur vjen puna tek qytetarët shkon në drejtim të paditur si drejtorët e policisë së vet.

Tani kjo qeveri e çertefikuar si qeveri e drogës nga raportet ndërkombëtare, u çertefikua si qeveri e krimit nga raportet ndërkombëtare, gjithashtu u çertefikua si qeveri karagjoze duke shpikur disa filma me spiunë rusë me një skenarist të njohur të Partisë Socialiste Ramën dhe kryetarin e vërtetë tuajin Aorosin.

Sot u çertefikua dhe si qeveri e depresionit duke e vënë Shqipërinë në vendin e fundit sa i përket gjendjes shpirtërore të qytetarëve shqiptarë.

Vështirë të mendohet se kjo gjendje e tyre erdhi për shkak të opozitës. Kjo gjendje erdhi për shkak të politikave tuaja, politika si kjo e ndihmës ekonomike që po bëni sot, për të cilën ju thoni se keni vepruar drejt.

Por, të jem i sinqertë midis qeverisë së krimit, qeverisë së drogës dhe qeverisë së depresionit dhe Xhixhe Demollarit, e cila është 58 vjeçe dhe jeton e vetme në shtëpi pa asnjë të ardhur, unë do ti besoj zonjës Demollari.

Kjo është shtëpia e zonjës Demollari, nuk është nga ato vilat që fliste kryeministri javën e kaluar.

Gjithashtu midis qeverise së drogës dhe qeverisë së depresionit, do më duhet që ti besoj Agron Ballës me vajzën e sëmurë me kancer, pa asnjë të ardhur tjetër përveç ndihmës ekonomike, i cili jetonte në këtë shtëpi dhe jo në një nga ato vilat që thoshte kryeministri.

Raste të tilla si këto ka pafund sepse vetëm në qytetin e Pogradecit ju arritët të largonit 2200 familje. Unë e kuptoj që ka pasur abuzime dhe mund të ketë prap. Por kush janë masat që ndërmorët ju në qeverisjen e 4 viteve të kaluara, qeveri e cila kishte të drejtën legjitime dhe morale të kontrollonte që mos kishte abuzime në këto 4 vite. Se ju harroni dhe mendoni se sa herë fitoni një mandat kujtoni se çdo gjë fillon nga e para. Ju harroni që kryeministër ishte Edi Rama, ju harroni se ajo ishte qeveri e Edi Ramës. Ishit ju që i keni prodhur këto abuzime. Për fitime elektorale mbase. Për fitime të tjera? Mbase. Se për çfarë përfitimesh nuk e di, por ato abuzime jeni ju që i keni krijuar.

Gjithashtu midis qeverisë së krimit, drogës qeverisë së depresionit dhe Bankës Botërore ne duhet ti besojmë Bankës Botërore. Sepse legjitimiteti i fjalëve tuaja u largua dhe u zhduk kur ju premtuat shëndetësi falas dhe nuk u pa kurrë dhe sot nuk e përmend askush. Kur ju premtuat se do të punonit me pastërti, do të punonit me transparencë dhe thjesht sistemin e pikëzimit të ndihmës ekonomike  nuk e bëni transparente. As këtë nuk e bëni transparente për të mos folur për të tjera e për të tjera.

Por problemi i kësaj qeverie e tregon dhe fakti se pse kryeministri nuk është këtu nuk është thjeshtë ndihma ekonomike si skemë, sepse nuk ju hyn në punë ajo çështje, nuk e keni problem ate çështje, ju problem keti ato 613 kg kokainë, që nuk suppzoheshin të kapeshin por u kapen. Diçka ua prishi skemën tuaj, se nuk ishte rastësi. Njëkohësisht ti godasim tek ndihma ekonomike njerëzit e njëkohësisht të na vijë dhe ky 180 milion euro mall. Pse ndodhi kjo? Është skema juaj e vjetër, e cila është në çdo fushatë tuajën qoftë në zgjedhjet lokale e qoftë ne zgjedhjet e përgjithshme. Ti varfërojmë e pastaj ti paguajmë në zgjedhjet lokale.

Për tu bërë serioz në këtë Parlament do te ishte në dinjitetin tuaj, në moralin tuaj që të paktën kjo sallë e cila sot momentalisht ka vetëm katër deputetë nga mazhoranca, është një turp. Ku i keni deputetët tuaj ju, çfarë bëjnë këta njerëz? Janë në mazhorancë, janë këta që duhet të flasin, janë këta që e kanë më të lehtë të flasin me këta ministra. Unë jam deputet i Pogradecit, varfëria në atë qytet ka arritur në atë pikë sa ka rrezik do të futet i gjithë qyteti në ndihmën ekonomike dhe ju me thoni mua që ka patur abuzime dhe prandaj janë larguar këto. A e dini ju se në çfarë gjendje është  Mokra, e cila ka 72 fshatra more zotëri. Pogradeci ka pasuri nga më të ndryshmet, me monumente kulture e ministria e di, pavarësisht se disa deputetë tuaj në një komision që ishim me Ministren e Kulturës nuk ia kishin idenë. E kujtonin se Ura e Golikut ishte thjesht një urë e nuk e dinin se është Monument Kulture, apo Varret e Selcës, apo Shën Marena. Si ka mundësi që duhet të ngelë Mokra atje, liqenin e keni aty mbrohet nga UNESCO. Si ka mundësi që Pogradeci ngelet kaq i varfër, si ska një projekt turistik për këtë qytet? I vetmi projekt që bëtë ju në këto 5 vite ishte largimi nga ndihma ekonomike i 2200 familjeve dhe do vini të më tregoni këtu që këto 2200 familje kanë qenë abuzive! Në qoftë se është e tillë në një qytet ku keni pasur 2200 abuzime duhet të jepni dorëheqjen vetëm për këtë. Vetëm për këtë që në 4 vjet ju paskeni lejuar 2200 familje të abuzojnë me buxhetin e shtetit. Ajo nuk është e vërtetë është thjeshtë justifikimi i rradhës dhe me pushtetin tuaj, me paratë tuaja, të cilat i shpenzoni tek ERTV, vazhdoni dhe i paraqisni shqiptarëve atë Shqipëri që mendoni ju, që shijoni ju dhe mendoni se e shijojnë dhe pjesa tjetër.

Të nderuar kolegë shkoni nëpër zona tuaja, takoni banorët e zonave tuaja sepse nuk takohen banorët vetëm tek ERTV. Dhe e dyta. Nuk e di se kur është bërë kusht kjo se po takove kryetarin e opozitës ose futesh në skemën ekonomike ose të gjendet punë. Në qoftë se është kjo pasqyrojuani dhe shqiptarëve ta dinë se kryetari jonë nuk lodhet dhe shkon ti takojë të gjithë.

EMISIONET