E ardhmja e brazilianit Willian mund të jetë larg Chelseat, me Milanin që ka filluar të interesohet për shërbimet e tij.

Mesfushori 29 vjeçar ka luajtur në ndeshjet e fundit, por pjesën më të madhe të këtij sezoni e ka kaluar në bankën rezervë, pasi kishte humbur besimin e trajnerit Antonio Conte.

Këtë pakënaqësi të lojtarit po mundohet ta shfrytëzojë Milan që pritet të hidhet në sulm gjatë merkatos së verës për ta sjellë atë në "San Siro".

Por, kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse braziliani kërkohet edhe nga ish-trajneri i tij, Jose Mourinho, i cili e dëshiron në Manchester United.

/Ora News.tv/