"Nuk po të shikoj as me syrin e njerkës dhe as të vjehrrit", Braçe mbyll komisionin mes debateve

"Nuk po të shikoj as me syrin e njerkës dhe as të

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është mbyllur mes debateve brenda mazhorancës. Deputeti i PS, Ismet Beqiraj i ka kërkuar disa shpjegime ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri për disa probleme në zonën e Mallakastrës.

Por, kryetari i Komisionit, Erion Braçe i ka kërkuar që në këtë mbledhje mos diskutojnë për zona elektorale, por për projekte madhore.

Beqiraj: Në zonën e Mallakastrës nuk ka asnjë objekt të ri në vitin buxhetor 2019….

Braçe: Zoti Beqiraj..

Beqiraj: Të lutem, te lutem

Braçe: Po jo mo mos mu lut fare, këtë mbledhje e drejtoj unë

Beqiraj: Ka hequr dy objekte Erion

Braçe: Zoti Beqiraj për zonat elektorale të gjithë secilit keni grupin parlamentar, keni dhe seancën plenare. Shkoni atje dhe diskutoni. Këtu nëse u bënë pyetje, u bënë për projekte madhore shqiptare.  Nuk është ky komision për zonat elektorale. Unë kam një orë që dua të pyes dhe nuk pyes dot se ju po pyesni për zonat elektorale.

Beqiraj: Mbase ju në zonën e Divjakës i keni zgjidhur, ndërsa unë nuk e kam zgjidhur.

Braçe: Jo mo unë nuk kam zgjidhur asnjëgjë. Shko në grup parlamentar dhe zgjidhi atje

Beqiraj: Duhen shfuqizuar dy ligje, të lutem nuk duhet të shikohen me syrin e njerkës, kaq po të thëm

Braçe: O zotëri nuk po të shikon njeri as me syrin e njerkës dhe as syrin e vjehrrit. Seanca mbyllet këtu.

EMISIONET