Këngëtarja e njohur, Aurela Gace ka bërë një dedikim për vajzat e saj, të cilat i ka bërë pjesë të jetës artistike edhe pse janë shumë të vogla.

Ajo ka bërë dy inicialet e vogëlusheve në duar, që duken sikur i ka për veten dhe ka dalë për të performuar në skenë. Pas kësaj ka treguar me anë të një postimi në Instagram historinë e vërtetë.

“Urimi Im.

A G Janë inicialet e emrave të vajzave të mia (paçka se pa dashje duken si inicialet e mia). Abigail &Grace. Doja ti kisha me vete në skenë në një mënyrë ose një tjetër.

Ato kanë ndryshuar e zbukuruar çdo sekondë që jetoj...E prandaj mendova të zbukuroj duart në skenën ku fillova vetë si fëmijë, u rrita, e tani nuk jam më vetëm në skenë por me gjithë dhuratat më të shtrenjta që Zoti më dha.

Dua t'ju uroj festat të nderuar miq të faqes, të dashurit e mi që shpesh merrni kohën tuaj të më ndiqni e të më dërgoni mesazhe e komente mbushur plot dashuri.

Ajo që unë uroj është e para që më vjen në mendje. Shëndet. Po po shëndet. Kur kemi atë, atëherë mundemi të jemi pranë familjes, miqve, pranë profesioneve tona.

Ka njerëz që gjenden spitaleve në këto momente, prandaj uroj me shpirt, SHËNDET.

Dashurinë pastaj e kemi ne në dorë . Gëzuar miq,” – shkrujati diva e muzikës shqiptare.

Tags