Janë arrestuar rreth 450 persona të arrestuar në Teheran prej të shtunës së kaluar gjatë protestave kundër qeverisë dhe krizës ekonomike.

Protestat po përhapen kudo në Iran por numri i të arrestuarve në qytete të tjera të Iranit nuk është konfirmuar ende

"200 persona janë arrestuar të shtunën, 150 të dielën dhe 100 të hënën" konfirmoi një zyrtar i prefekturës së Teheran, raporton Al Jazeera.

Të paktën 9 persona u vranë gjatë natës, ndërkohë që gjatë 6 ditëve protesta kundër qeverisë janë vrarë 20 persona

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi të martën se të paktën 6 demonstrues u vranë gjatë përleshjeve me policinë në një stacion policor në Qahdarijan.

Sipas medias shtetërore protestusit u përpoqën të hynin në rajonin e policisë për të rrëmbyer armët.

Një fëmijë 11 vjeçar dhe një 20 vjeçar janë mes personave që mbetën të vrarë në Khomeinishahr.

/Ora News.tv/