Dikur kryeministri i Britanise se Madhe, Winston Churchill ishte shprehur se Ballkani prodhon me shume histori se sa eshte ne gjendje te konsumoje.

Keshtu ndodh edhe me vendin tone, i cili vertitet brenda nje rrethi vicioz tranzicioni, nga i cili nuk po del dot, ndonese ka kaluar me shume se nje cerek shekulli.

E si te mos mjaftonin perpjekjet sizifiane, nuk na ndahen edhe paradokset, te cilat sherbejne me sa duket si kripa dhe piperi per ta lezetuar disi jeten e perditshme monotone;

1.Te rinjte shqiptare shkojne drejt Italise per shkollim, punesim dhe nje jete me te sigurte, ndersa italianet preferojne ti kalojne ditet e pleqerise ne Sqiperi, ku jetojne me mire me pensionet e tyre italiane.

2. Nje ish kryeminister kerkon te behet kryetar i Federates se Futbollit, ndersa nje ish kryetar i Akademise se Shkencave nxiton te marre kreun e Fedrates se Peshengritjes.

3. Ne Shqiperi ndertohet nga te kater anet, ndersa shume shqiptare preferojne te largohen perfundimisht nga vendi, me shpresen se diku ne boten e madhe do te jene me te sigurt.

4. Gjithmone qe policia njofton kapjen e gomoneve dhe skafeve me kanabis ne det, nuk arrin te gjeje skafistet, a thua se keto mjete lundruese jane te telekomanduara nga satelitet.

5. Sa me shume ligje miratohen, aq me shume padrejtesi duket se ato sjellin.

(Koment ne facebook i Marko Bellos ish deputet i PS-se. Titulli editorial)



/Ora News.tv/