Është mbyllur me rezultatin 1-1 takimi përmbyllëse i javës së 24-t të Bundesligës gjermane, mes Borussia Dortmund dhe Augsburg.

Në "Signal Iduna Park" verdhezijve nuk  ju mjaftoi goli i Marco Reus për të marrë 3 pikët.

Kur po luhej minuta e 16-të,  një kundërsulm mjaft i shpejtë i të besuarve të Peter Stoger, nxori të vetëm përballë portës Reus që shtyn drejt rrjetës topin e mbetur, rezultat që mbeti në fuqi deri në minutën e 73, pasi miqtë vendosën baraspeshën.

Ishte mbrojtësi Danso që në ekzekutimin e një goditje nga këndi, tentoj fillimisht me kokë dhe më pas me të djathtën për të mposhtur portierin Burki.

Me këtë barazim, Dortmund konfirmohet si forcë e dytë në Bundesligë, në kuotën e 41 pikëve, -19 nga kryesuesit e Bayern Munich dhe një pikë sipër ndjekësve të Shalke 04.

/Ora News.tv/