Nuk mjaftohet me Balotellin, Brescia synon ish-at e Milanit e Interit

Nuk mjaftohet me Balotellin, Brescia synon ish-at e Milanit e Interit

Brescia "shfrenon" fantazinë në prag të sezonit të ri të Seria A. Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit italian sapo ka siguruar nënshkrimin me Mario Balotellin, ndërkohë që tashmë synon të firmos me emra të tjerë të mëdhenj.

Sipas "Tuttosport" Biancazzurri kërkojnë të ndërtojnë një skuadër që nuk do e ketë problem qëndrimin në Seria A. Dhe për këtë, presidenti, Cellino ka vendosur në listën e dëshirave dy futbollistë të lirë. Bëhet fjalë për Fredy Guarin dhe Adil Rami.

Mesfushori dhe mbrojtësi e njohin mjaft mirë kampionatin, pasi janë aktivizuar me skuadrat e Milanos, Inter e Milan. Marrëveshja me ta nuk pritet të jetë e vështirë edhe pse financat e Brescia nuk japin siguri për mbarëvajtjen e tyre në ekip.

EMISIONET