'Nuk më intereson, po juve?' Yjet i përgjigjen Melania Trump

Yjet e Hollywood kanë reaguar ndaj paraqitjes së Zonjës së Parë të Amerikës, Melania Trump gjatë një udhëtimi në një qendër të fëmijëve emigrantë.

Zonja e parë mbante veshur një xhaketë me sloganin: "Me të vërtetë që nuk më intereson, po juve?"

Që atëherë njerëz kanë pasur idetë e tyre për disa alternativa.

Jill Vedder, bashkëshortja e këngëtarit të Pearl Jam, Eddie Vedder mbante veshur një xhaketë gjatë koncertit të grupit, ku i përgjigjjej pyetjes së Melania: "Po, ne të gjithëve na intereson, pse ty jo?"

Eddie Vedder e mori bashkëshorten në skenë gjatë koncertit duke i treguar turmës xhaketën e modeles 40-vjeçare.

Më vonë ai tha se e mbajti xhaketën për vete.


Aktorja Jenna Ortega mabnte veshur një xhaketë të bardhë ku shkruhej: "Më intereson dhe ty duhej të të interesojë gjithashtu," në Radio Disney Music Aëards të premten.

15-vjeçarja, e cila shkëlqeu në filmat Jane the Virgin dhe Iron Man 3, tha se e kishte veshur xhaketën për të treguar se i interesonin fëmijët e emigrantëve.

Ajo shtoi: "Dhe Zonjës së Parë duhet ti interesojë gjithashtu."

Aktorja Busy Philipps postoi një fotografi në Instagram, duke treguar një bluze që e kishte bërë vetë, me sloganin "Më intereson, po ty?"

Këngëtari amerikan Michael Franti, i cili është i njohur për prodhimin e hip hop me një fokus politik dhe social, gjithashtu bëri që bluze të tij ku konkurronte me xhaketën e Melania Trump.


EMISIONET