Telashet për reperin e njohur Mozzik nuk paskan të mbaruar. Pas largimit nga shtëpia diskografike ‘On Records’, lajmi i cili pushtoi mediat, reperi është përballur me një tjetër problem.

Mozzik ka lajmëruar se dikush i ka hakuar adresën e tij në Instagram.

Në një postim në InstaStory, duke i kërkuar falje çdo personi që mund ti ketë marrë sms gabimisht nga llogaria e tij, ai shkruajti: "Kur u zgjova nga gjumi mora vesh që më kanë hakuar, nuk e di se kush. Më falni të dashur njerëz nëse keni marrë ndonjë sms apo diçka tjetër.”

Reperi publikoi sot këngën e tij më të fundit “Te Amo”.

Së fundmi Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo kanë pasur probleme me ‘On Recods’. Marrëdhëniet e tyre janë prishur dhe ka pasur replika e midis tyre në rrjetet sociale. Nuk dihen akoma arsyet se përse dy reperët janë larguar nga ‘On Records’.

/Ora News.tv/