Stafi i Ambasadës së Ekuadorit është lodhur nga themeluesi WikiLeaks, Julian Assange për shkak se nuk kujdeset për higjenën e tij personale.

Është mungesa e pastërtisë ndër të tjera që nxiti përpjekjet e fundit të Ekuadorit për t'i dhënë fund qëndrimit të tij pesëvjeçar në Ambasadën e Knightsbridge, raportoi International Business Times.

"Duket se ai nuk lahet asnjëherë,"-tha një burIm për agjensinë e lajmeve, duke vënë në dukje se çështja ka nxitur përsëritjen e ankesave nga stafi i ambasadës.

Nuk është hera e parë që njerëzit rreth Assange janë ankuar rreth higjenës së tij.

"Julian ha gjithçka me duar dhe gjithmonë i fshin gishtat në pantallona. Kurrë në jetën time nuk kam parë panatallona më të yndyrshme se të tijat,"-tha  një nga ndihmësit e tij më të afërt Daniel Domscheit-Berg.

Themeluesi i WikiLeaks u bë një qytetar ekuadoras muajin e kaluar, njoftoi të enjten ministri i jashtëm i vendit, në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin diplomatik të krijuar nga prania e Assange. Ai ndodhet në Ambasadën e Ekuadorit që në vitin 2012 për ti shpëtuar ekstradimit në Suedi mbi akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale.

Assange ende mund të arrestohet për shkak të kapërcimit të lirimit me kusht dhe do të përballet me burg nëse largohet nga ambasada.

Zyrtarët e SH.B.A.-së i thanë Times se arrestimi i Assange mbetet një prioritet, edhe pse ata nuk konfirmuan nëse qeveria do të kërkonte ekstradimin e tij nëse ai do të arrestohej në Britani.

Assange më parë tha se autoritetet e SHBA tashmë kanë përgatitur një padi dhe kanë planifikuar të ekstradojnë atë për spiunazh pasi WikiLeaks zbuloi qindra dokumente ushtarake të klasifikuara.

/Ora News.tv/