Nuk kursen detajet për varësinë ndaj drogës: Kisha halucinacione çdo ditë

Nuk kursen detajet për varësinë ndaj drogës: Kisha

Këngëtarja amerikane, Fergie nuk i ka kursyer detajet rreth të kaluarës së saj ku ishte e varur nga një lloj droge. 

Ish-vokalistja e grupit ‘Black Eyed Peas’ tregoi në një intervistë për iNews se kishte halucinacione pasi ka vuajtur nga simptomat e psikozës dhe çmendurisë për shkak të varësisë së saj ndaj metamfetaminës, droga e njohur si “crystal meth”.

“Në pikën time më të ulët, unë vuaja nga psikoza dhe çmenduria që shkaktohej prej substancës. Kisha halucinacione çdo ditë. U desh një vit për të hequr dorë nga ajo drogë. Të varurit ndaj kësaj droge nuk sugjerojnë konsumimin e asnjë substance. Unë kisha historinë time dhe jam e lumtur që sot jam gjallë,” – tha 42-vjeçarja.

Fergie është ndër këngëtaret më të suksesshme në botë, ku së fundmi realizoi albumin ‘Double Dutchess’. Rreth jetës së saj personale u komentua gjatë ndarja e saj me bashkëshortin Josh Duhamel, me të cilin ka një djalë.

EMISIONET