“Nuk kemi frikë nga Milani”, Strakosha: Synojmë trofeun e Kupës

“Nuk kemi frikë nga Milani”, Strakosha: Synojmë trofeun e

Portieri Thomas Strakosha u shfaq i ekzaltuar pas suksesit ndaj Interit, ndërsa dekalroi se objektivi i Lacios është të fitojnë trofeun e Kupës së Italisë.

Lacio siguroi një biletë për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi mposhti Interi 5-4 nga pika e bardhë e penalltive. Portieri Thomas Strakosha, ishte protagonist absolut në këtë takim duke pritur penallti vendimtare të Nainggolan, pas asaj ndaj Martinez. Në përfundim të takimit, portieri shqiptar u shfaq i ekzaltuar për këtë sukses ndërsa zbuloi se e parandjeu se mesfushori belg do ta gjuante në qendër penalltinë, ndërsa shtoi se pritja më e vështirë ishte ajo ndaj Politanos.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por e meritojmë gjysmëfinale. Ne jemi shumë të lumtur për kualifikimin. Ne gjithmonë besojmë në veten tonë, e tregojmë potencialin tonë në çdo garë. Ndaj Juventusit pësuam një humbje të pamerituar, por ne treguam se jemi një skuadër e madhe duke fituar në kupën. Jemi konkurrues në çdo kompeticion ku marrim pjesë,"- tha Strakosha.

I pyetur nëse Lazio është favorit për të fituar Kupën e Italisë, pas eliminimit të Juves dhe Napolit, portieri shqiptar u shpreh: “Ne gjithmonë ndihemi favorit, dhe japim më të mirën në fushë. Vitin e kaluar ishim shumë pranë finales, por u eliminuam nga Milani. Shpresojmë që këtë herë t’ia dalim mbanë dhe të kualifikohemi. Sigurisht do të jetë një ndeshje e fortë, por ne nuk kemi frikë nga askush. E kemi treguar se jemi të fortë në çdo kompeticion."

EMISIONET