Ju ndoshta keni dëgjuar se sapo të mbushni 40 vjeç, do të shtoni në peshë.

Kjo forcë e pashpjegueshme që ne e quajmë metabolizmi ynë, fillon të na prekë ngadalë çdo vit duke filluar nga mosha 30-vjeçare.

Por këtu është lajmi i mirë. Norma me të cilën ngadalësohet metabolizmi është në të vërtetë mjaft minimale. Në të vërtetë shumica e peshës së shtuar në këtë moshë nuk është rezultat i një metabolizmi të ngadalë.

Ajo çfarë ndodh është se ndërsa rritemi bëhemi gjithmonë e më pak aktivë.

Ndërsa kjo mund të tingëllojë dëshpëruese, në të vërtetë është një lajm i madh.

Arsyeja më e madhe që ju fitoni peshë kur moshoheni nuk ka të bëjë fare me metabolizmin tuaj. Për të djegur kaloritë është të merremi me aktivitete. Ngjitja e shkallëve, mosqëndrimi ulur ose joga na ndihmojnë që të shpenzojmë energji.

Kur është fjala për të luftuar rritjen e peshës janë më të rëndësishmet.

Mënyra më e mirë për të djegur sa më shumë kalori gjatë gjithë ditës është rritja e niveleve të çdo lloj aktiviteti, qoftë duke vrapuar apo duke ecur.

Sipas NIH, përveç që po bëhemi më pak aktivë teksa bëhemi më të vjetër, gjithashtu duket se bëhemi më pak të perceptuar në lidhje me nevojat ushqyese të trupit tonë me kalimin e kohës.

Mekanizmi ynë mbi kontrollin e oreksit duket i ‘shurdhër’.

Një mënyrë e mirë për të qenë sa më të ndërgjegjshëm për ushqimin që konsumoni është të hani pak dhe kur jeni të uritur sesa të merrni një pjatë të madhe ushqimi, që mund të inkurajojnë mbingopjen.

"Duke qëndruar aktive dhe konsumuar në pocione të vogla ushqime të shëndetshme, mund të shmangni shtimin e peshës kur të moshoheni"-thotë faqja e internetit e NIH.

/Ora News.tv/