Nuk ka surpriza në "Zeqir Ymeri", Kukësi mposht Vllazninë dhe konfirmohet i dyti

Nuk ka surpriza në "Zeqir Ymeri", Kukësi mposht

Pas humbjes shokuese të një jave më parë në Gjirokastër, Kukësi është rikthyer tek fitorja në Kategorinë Superiore.

Verilindorët mposhtën pastër 2-0 Vllazninë, duke "hipotekuar" vendin e dytë me 45 pikë, tre më shumë Laçi ndjekës dhe 15 pikë larg Skënderbeut kryesues.

Në "Zeqir Ymeri" u luajt një takim mjaft i tensionuar, duke detyruar arbitrin kryesor Eldorian Hamiti të nxjerrë plot 8 herë kartonin e verdhë, ndërsa sulmuesi i shkodranëve Xhevahir Sukaj  la lojën para kohe, pasi u ndështua me kartonin e dytë të verdhë dhe duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Golat për kampionët në fuqi të Shqipërisë u shënuan nga Ylli Shameti 34 minutë dhe Musolli 15 minuta nga fundi i gjithë takimit.

Goli i Ylli Shameti



Goli i Musolli dhe kartoni i kuq i Sukaj:



Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET