Nuk ka asnjë klub të interesuar, Pogba mbetet "stok" tek United

Nuk ka asnjë klub të interesuar, Pogba mbetet "stok" tek

Merkato e verës së ardhshme pritet të jetë mjaft e nxehtë për Manchester United që mund të nxjerrë " në ankand" pas një sezoni jo të mirë, ku nuk arritën të konkurronin City-n në Premier League dhe u eliminuan nga Sevilla në Champions League.

Kështu, disa lojtarë pritet të largohen me "The Telegraph" që raporton se ndër ta është edhe Paul Pogba. Mourinho gjithmonë është shprehur kundër shitjes së mesfushorit francez dhe Pogba do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen deri në fund të sezonit.

Nëse vazhdon me formën aktuale, ekziston mundësia që ai të largohet nga Old Trafford.

Gjithsesi, edhe nëse Mourinho vendos ta shesë lojtarin, vetëm dy klube janë në gjendje të investojnë për të, Real Madrid dhe PSG, që aktualisht nuk janë të interesuar.

EMISIONET