Fjalori i Oksfordit po njeh fuqinë e brezit të mijëvjeçarit me fjalën e vitit 2017 'tronditjet e të rinjve'.

Leksikografët e Oksfordit thonë se ka pasur një rritje pesëfish në përdorimin e kësaj fjale mes vitit 2016 dhe 2017.

Kjo fjalë përcaktohet si "një ndryshim i rëndësishëm kulturor, politik ose shoqëror që del nga veprimet ose ndikimi i të rinjve".

Fjala që u krijua pothuajse 50 vjet më parë nga redaktorja e Vogue, Diana Vreeland, është përdorur për të përshkruar fenomene duke përfshirë rritjen e mbështetjen e rinisë për Partinë Laburiste të Britanisë dhe zgjedhjen e udhëheqësve në Francë dhe Zelandë të Re.

Presidenti i Fjalorit të Oksfordit, Casper Grathwohl thotë se fjala ka "ende rrugë sa të hyjë në mënyrë të vendosur në tokën amerikane, por prova të forta në U.K. e quajnë atë si një fjalë në lëvizje".

/Ora News.tv/