Nuk i pëlqen përkthimi, Trump hedh në tokë kufjet

Nuk i pëlqen përkthimi, Trump hedh në tokë kufjet

Nuk dihet nëse nuk i pëlqeu përkthimi apo nëse u lodh duke mbajtur pajisjen në dorë, por presidenti i SHBA-së Donald Trump i la të gjithë gojëhapur kur lëshoi në dysheme kufjet të cilat ju dhanë me qëllim që të kuptonte më mirë homologun argjentinas Mauricio Macri, vendi i të cilit pret samitin e G20.

Në një fjalë të shkurtër pas veprimit, Trump tha se kuptonte më mirë homologun përmes spanjishtes sesa përkthimit dhe se ata kanë qenë miq të mirë prej kohësh.

Gjithësesi ky nuk ishte momenti i vetëm i sikletshëm pasi sërish dy Presidentët duket se nuk u morën vesh dhe aq mirë gjatë kohës  që liderët po grumbuloloheshin  për të ashtuquajturën foto familjare, një proces i zakontë në samite të tilla.

Trump duket se mbërriti i pari në podium dhe largohet duke e lënë të suprizuar homologun Macri.

Ky i fundit u përpoq ta thërriste, por nuk mori asnjë përgjigje në këmbim nga lideri i Uashingtonit teksa edhe gjuha e tij trupore shfaqi njëfarë zhgënjimi.



EMISIONET