“Nuk i bindemi dhunës”, Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, jo politikës së molotovit

“Nuk i bindemi dhunës”, Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, jo

Dy ditë para protestës së radhës kombëtare të opozitës, kryeministri Edi Rama thekson se nuk ka asnjë tërheqje nga zhvillimi i zgjedhjeve në 30 qershor.

Gjatë takimeve me banorët e Ballshit dhe të Cërrikut, ai theksoi se nuk e pranon logjikën e imponimit të dhunës.

Rama: Kujtojnë se do imponojnë këtu logjikën e kapsollave dhe të molotovit. Nëse vendosin të vrasin veten politikisht ne nuk i pengojmë dot, por përtej kësaj, ata nuk vendosin dot asgjë tjetër për ne dhe për Shqipërinë.Zgjedhjet do bëhen në 30 qershor!

Madje për të sulmuar opozitën, Rama ka hequr një paralele me bashkinë e Shkodrës.

Rama: Po qeshja me Taulantin rrugës, se pamë një deklaratë a një muhabet bakllavaje, nuk e di ca ishte e kryetares së bashkisë së Shkodrës. Fliste për molotovin, sa shumë i pëlqente molotovi dhe sa shumë donte ta kishte një molotov në dorë. Si mund të flasë kështu një kryetar bashkie? 30 vjet Shkodrën e kanë pasur vetëm ata, 30 vjet.

Në Cërrik, Rama prezantoi kandidatin për kryebashkiak Andi Salla dhe në Belsh Arif Tafanin.


EMISIONET