Nuk gjen hapësira në ekip, kampioni i Botës gati të transferohet në Turqi

Nuk gjen hapësira në ekip, kampioni i Botës gati të

Firma me Andrien Rabiot dhe Aaron Ramsey ka pakësuar shanset që Sami Khedira të vijojë karrierën me Juventusin. Mesfushori gjerman duket se e ka humbur vendin e titullarit në Torino dhe largimi nga bardhezinjtë do të jetë mënyra më e mirë për të.

Situatë të cilën e ka nuhatur gjiganti turk, Fenerbahce, që është gati të ndërmarrë ofensivën drejt lojtarit kampion bote në vitin 2014.

Lajmi bëhet i ditur nga "Sky Sport Italia" që pohon se Fener ka bërë një ofertë për gjermanin. Ai ka shënuar 21 gola në 87 paraqitje për "Zonjën e Vjetër", duke fituar një titullin e Seria A në secilën prej katër sezoneve të tij.

Khedira mund të zëvendësojë Eljif Elmas, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në Serie A te Napoli, ndërsa interes për të ka edhe nga MLS.

EMISIONET