Nuk është Holanda në krye të kanabisit të ligjshëm, por një shtet tjetër pranë saj

Nuk është Holanda në krye të kanabisit të

Raporti nga Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve të OKB-së, i cili përfshin të dhëna nga qeveritë anembanë botës, tregon se Britania e Madhe prodhoi 95 ton kanabis ligjor në vitin 2016. Kjo përbënte 44.9 për qind të totalit botëror.

Konkurrenti më i afërt është Kanadaja, me 80.7 ton. Rreth 2.1 ton u eksportua nga Britania e Madhe, duke e bërë përgjegjës për 67.7 për qind të totalit botëror, e ndjekur nga Holanda (16.4 për qind).

Megjithëse qeveria e Britanisë së Madhe ka refuzuar të lejojë kanabis mjekësor në Mbretërinë e Bashkuara me pretendimin se nuk ka asnjë "vlerë terapeutike", megjithatë, ekziston një ilaç i licencuar me bazë kanabis, i quajtur Sativex.

Ky ilaç është në formë llaku, dhe është në dispozicion për pacientë të tillë si ata që vuajnë efektet e sklerozës së shumëfishtë, por vetëm nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) në Uells.

Steve Rolles, pjesë e një grupi lobistësh pro kanabisit, thotë se është "skandaloze dhe e papërshtatshme" për "qeverinë të mbajë qëndrimin se kanabisi nuk ka përdorime mjekësore, duke shtuar se pacientët në Mbretërinë e Bashkuar ose u është mohuar qasja dhe vuajtja e panevojshme ose janë të detyruar të blejnë kanabis nga tregu kriminal.

Vlerësimet sugjerojnë se deri në 1 milion njerëz që përdorin kanabis për qëllime mjekësore janë vënë në rrezik nga blerja e kanabisit në tregun kriminal. Rolles thotë se është "thellësisht jo etik" dhe "një shkelje e së drejtës fondamentale për shëndetin" për të mohuar qasjen e njerëzve në mjekësi.

EMISIONET