Nuk eshte hipokrizi, eshte perkatesi.

Nuk eshte hipokrizi, eshte perkatesi.

Editoriali i the Guardian sot hapej me trishtimin e britanikeve per djegien e katedrales se Parisit.

Ne fakt ka shume arsye per tu trishtuar nga djegia e katedrales.

Si fillim, ajo eshte nje simbol i katolicizmit. Guret e pare te saj jane vene nga Papa i trete, dhe aty ruhej kurora me gjemba dhe nje pjese e kryqit ku u kryqezua krishti. Ne nje jave pashkesh si kjo, besimtaret katolike bejne pelegrinazh aty nga e gjithe bota.

Se dyti, kjo katedrale ka vlera te jashtezakonshme arkitekturore, qe vetem nje arkitekt i pasionuar do mund t’ua shpjegoje ne teresi. Ajo eshte nje nga simbolet e arkitektures gotike, por ndertimi dhe rinovimi i saj ka marre shekuj te tere, duke mbartur vlera te jashtezakonshme historike ne cdo cep te saj. Muret e saj kane qene te mbushura me vepra arti si brenda ashtu edhe jashte.

Se treti, nje pjese e rendesishme e historise evropiane eshte zhvilluar ne kete katedrale. Aty eshte kurorezuar perandor Napoleoni, por jane kurorezuar edhe disa mbreter te Frances dhe Anglise. Aty u shenjua clirimi i Parisit nga nazistet ne fund te luftes se dyte boterore.

Se katerti, ajo eshte nje pike referimi per kulturen Evropiane. Jo me kot vizitore nga e gjithe bota, perfshi edhe nga Shqiperia, shkojne per ta vizituar si nje objekt kulturor me shume se sa si nje objekt fetar.

Shume shqiptare, ne vecanti brezi i prinderve te mi, jane rritur me shkrimet e Viktor Hygoit, si nder te paktet autore te lejuar ne ate kohe. Kryevepra e tij, Katedralja e Parisit, i ka dhene jete ketij objekti ne imagjinaten e nje brezi te tere, duke u kthyer ne nje simbol te Evropes.

Ashtu si kujtimet formojne identitetin e njeriut, edhe kujtesa historike, e cila perforcohet nga objektet, ka fuqine te formoje identitetet e popujve, dhe ne kete rast po flasim per identitetin evropian.

Une kam qindra miq te huaj ne FB dhe Instagram dhe permbajtja e postimeve te tyre per djegien e katedrales eshte pothuajse identike me reagimet e miqve shqiptar.

Prandaj e shoh pa vend cinizmin qe ka shperthyer online per t'i akuzuar per hipokrit, kedo shqiptar qe shqetesohet njesoj si bashkemoshataret e vet evropian.

Jo, nuk eshte hipokrizi, eshte perkatesi ne identitetin evropian. Shqiptaret jane nje prej popujve me te vjeter te Evropes, dhe kushtet e veshtira ekonomike, nuk ka perse te na bejne te mos ndihemi evropiane. Nga perkatesia njerezit marrin qellim dhe motivim, dhe ketu nuk ka asgje te keqe.

Prandaj une besoj qe, si evropiane te mire, tani na duhet ta kthejme vemendjen edhe tek veprat publike qe jane pjese e identitetit tone shqiptar.

Le ta nisim nga shqetesimi per Teatrin Kombetar, te cilin kryeministri dhe kryetari i bashkise po duan ta shembin, duke u shfaqur si hipokrite te vertete qe diten qajne objektet e kultures Evropiane, ndersa naten prishin objektet e kultures se popullit te tyre.

EMISIONET