Juventusi nuk heq dorë nga Matteo Darmian.

Sipas gazetës italiane "Tuttosport" bardhezijtë po përgatiten të ofrojë 15 milionë euro për mbrotjësin e linjës së majtë të Manchester United.

Kjo shifër do të përbëhej nga një tarifë transferimi dhe shpërblime lehtësisht të arritshme, dhe gazeta beson se duhet të jetë e mjaftueshme për të sjellë Darmianin përsëri në Torino.

Darmian u  bashkua me "Djajtë e Kuq" në vitin 2015, në një marrëveshje që kushtoi rreth 15 milion euro.

Mbrojtësi italian nuk është në planet e Jose Mourinho-s dhe sipas të gjitha gjasave do të kërkoj të ndryshoj ambjent në këtë merkato vere.

/Ora News.tv/