Nottingam Forets bën surprizën, eleminon nga FA Cup Arsenali-n

Nottingam Forets bën surprizën, eleminon nga FA Cup Arsenali-n

Nottingam Forets ka bërë suprizën e madhe, teksa ka mundur me rezultatin e thellë 4 me 2 Arsenalin.

Skuadra e cila militon në kategorinë e dytë angleze (Championship) është kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të FA Cup, pasi mposhti në të gjitha aspektet të besuarit e Arsene Wenger.

Tekniku francez me sa duhet e kishte marrë shumë të thjeshtë duelin me skuadrën që mban vendin e 14-të në Championship duke lënë në shtëpi lojtarët kryesorë të skuadrës.

Heroi i Nottingam ishte padyshim mbrojtësi Eric Lichaj që shënoi 2 gola, ndërsa golat e tjerë erdhën nga penalltia, me Brereton e Dowell që u treguan të saktë

Për topçijtë shënuar Mertesacker dhe Dani Welbeck.

Me këtë humbje Arsenal heq dorë dhe nga një trofe tjetër i rëndësishëm, pasi në kampionat janë plot 23 pikë larg kryesuesve të City-t.

EMISIONET