Dy notarë të Bregut Lindor në Australi janë gjetur në vështirësi nga valët e mëdha të detit, derisa një dron erdhi në ndihmë të tyre.

Kujdestarët e plazhit po trajnoheshin se si të përdorin dronin në situata të vështira, kur u përballën në moment me një të tillë.

Ata hodhën një komerdare nga lart, në të cilën të dy u mbajtën për të shkuar në breg. Përdorimi i dronit ishte një projekt që planifikohej që nga dhjetori.

Notarëve iu dha ndihma për vetëm 70 sekonda, ndërkohë që kujdestarët, në kushte të tjera do i duheshin të paktën 6 minuta.

Zyrtarët thonë se ky ishte shpëtimi i parë në botë pasi investuan për teknologjinë e një droni.

/Ora News.tv/