Qytetarët kundër qeverisë për ndalimin e importit të makinave mbi 10 vjet

Qytetarët kundër qeverisë për ndalimin e importit të

Qytetarët janë kundër vendimit të qeverisë që ndalon prej 1 janarit 2019 importin e makinave me prodhim mbi 10 vjet. Ata shprehen se nuk janë në gjendje të blejnë këto makina pasi kushtojnë shtrenjtë.

Tirane- Makinat e përdorura për më shumë se 10 vite nuk do të lejohen të importohen në vendin tonë duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm. 

Vendimi që synon të mbrojë mjedisin dhe të ulë nivelin e ndotjes shkaktuar nga automjetet e vjetra nuk pritet mirë nga qytetarët.

Nismën nuk e konsiderojnë të drejte, pasi thonë se ekonomia e tyre nuk mund të perballojë blerjen e një automjeti të ri.

"Për të blerë një makinë të re është shumë e vështirë".

"Ligji është i mirë, por të ulin një çikë doganën e këtyre të rejave".

"Me çfarë do ta blesh, një makinë mbi 2009 i bie ta marrësh 7-8 mijë euro. Kush i ka 7-8 mijë euro? Unë nuk do ta merrja gjallë në botë, më mirë me autobus".

"Nuk e kemi mirëqënien që të kemi tërë shqiptarët makina të shtrenjta. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë, jo të blejnë makina".

Vendimi nuk prek automjetet që jane aktualisht ne qarkullim, por nuk zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970, automjetet të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

EMISIONET