Noizy për studentët: Trup protestuesish pa kokë

Protesta e studentëve prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë ka përfshirë edhe emra të njohur të ekranit. Ndër ta është edhe reperi Noizy, i cili shprehu që dje se është me studentët, por sot i konsideron trup protestuesish pa kokë për shkak të mungesës së një lideri.

Ndër të tjera, ai shtoi se nuk është me asnjë parti politike, por është me studentët, ndonëse nuk e di se si do ia dalin që të marrin zgjidhje për kërkesat e tyre.

"Protest pa lider, trup protestusësh pa kokë, ndodhem tani me një protestues dhe thotë që s'kena lider. S'më rr****t as për PS, as PD, as LSI. Jam me studentat por nuk e di se si do ja dilni", shkruajti Noizy në Instastory.

Ndërsa pasditen e djeshme bëri një reagim në Instagram ku i këshillonte studentët që të flisnin me kryeministrin, pasi ai po ia jep këtë mundësi.

Postimi i Noizyt dje

Të dashur studentë:

Shoh shumë mesazhe për mbështetje, dhe në fillim nuk hezitova dhe e bëra hapur. Por siç e dini çdo gjë në ktë botë e ka një zot shtëpie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prindër që duhen pyetur ose mbase jeni dhe vete i pari shtëpisë si familje e re. Dhe në Shqipëri, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vetë e kemi zgjedh.

Tani nëse unë do doja disa ndryshime do bëja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpisë për të biseduar se si mund t’ia dalim mbanë! Ndaj për zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe ÇFARË të keqe ka të uleni dhe të veni pikat mbi i? Kur vetë kryeministri po ju ofron takim dhe po thotë se jam i gatshëm për t’i plotësuar të gjitha kërkesat, madje dhe mëshumë se ç’kërkoni, mos vallë është politike gjithçka?

Nëse po, atëhere ky o turp, një herë që patëm në dorë të bënim diçka për veten tonë, sërish e lejuam politikën të hyjënë mes. Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata studentë të shkretë që me vërte i duan këto ndryshime pa ndikimin e politikes. Pa marrë parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit që ju pëshpërisin mbas veshi. Të paktën kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbaj asnjë njeri përgjegjësi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore për studentat, jo me sherr për parti! Ju kam zemer.

EMISIONET