Njihuni me Alana Martina, fëmijën e katërt të Cristiano Ronaldos. Vajza e vogël e portugezit së bashku me bashkëshorten e tij, modelen Georgina Rodriguez, janë yjet më të fundit të revistës Hola Magazine.

“Emrin e zgjodhëm të dy. Cristiano zgjodhi Alana, unë zgjodha Martina. Vendosëm t’ia vëmë të dy emrat. Na u duk më e veçantë,” tha 23-vjeçarja për revistën latine.

Vajza e çiftit u lind më 12 nëntor dhe është më e vogla deri tani nga shtatë fëmijët që ka ndërmend të sjellë në jetë Cristiano.

/Ora News.tv/