Duket se shprehja ‘bukuria është dhimbje’ është e vërtetë. Një trend i ri premton se injektimi i botoksit në skalpin e kokës do bëjë që tharja e flokëve të zgjasë, pra yndyra në kokë do zhduket.

Procedura, e quajtur ‘Blotox’ parandalon një gjendër të crregullt që sjell djersitjen në kokë. Sipas US Weekly, që ky injeksion të zgjasë përgjithmonë duhen bërë rreth 200 injeksione poshtë gjendrës së flokëve.

Rezultatet do të dallohen që në 6 muajt e parë, por kostoja për ta bërë këtë procedurë është e madhe, 700 dollarë për cdo takim.

Prandaj, të vetmit që përdorin botoks janë figurat e njohura të ekranit ose personat e familjeve të pasura.

/Ora News.tv/