Njihuni me macen alpiniste, u ngjit në lartësinë 2.499 metra

Njihuni me macen alpiniste, u ngjit në lartësinë 2.499 metra

Një aplinist polak që ngjiti majën më të martë të vendit të tij është habitur kur zbuloi se një mace e kishte 'mundur'.

Wojciech Jabczynski nuk mund ti besonte syve kur pa macen në majën e Rysy.

Ai filmoi kafshën me telefon në pikun veriperëndimor të malit që është 2.499 metra i lartë.

Në video shihet macja duke u relaksuar në majën e malit por pa u impresionuar nga pamja, ndërsa qëndronte e ulur në një shkëmb me pamje nga një luginë.

Jabczynski tha se macja nuk kishte frikë dhe se e mori pranë kur hëngri drekën për ta ushqyer.

Nuk është e qartë sesi macja ka mbërritur në majë të malit.


EMISIONET