Klajvert është artisti më i ri në tregun muzikor shqiptar. Prej vitesh ka jetuar në Itali, por tashmë është shpërngulur në Zvicër. Ndonëse është vetëm 21 vjec, Klajvert është i martuar dhe po shijon dashurinë e tij.

Ka patur bashkëpunim me reperin e famshëm Don Phenom dhe shumë shpejt do ta shohim në duet me të tjerë artistë. I ftuar në “Why Not” në Ora News, ai performoi këngën “Cold Water” nga Major Lazor dhe Justin Bieber, famën e të cilëve do donte ta arrinte shumë shpejt.

/Ora News.tv/