Për  shumë qytetarë ndërrimi i viteve është një festë ku mblidhesh me  familjarët dhe me miqtë për të gëzuar. Por teksa të gjithë e kanë  vëmendjen tek përgatitja e  tryezës dhe tek gostitë, heronjtë e heshtur  të qytetit tonë janë punonjësit e pastrimit të cilët menjëherë pas  përfundimit të festimeve në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët kryesore  të Tiranës nga qytetarët, nisën punën duke larguar shishet e hedhura pa  kujdes apo kutitë e dhuratave.

E  ndërsa qyteti ra në qetësi e gjithë flota e makinerive të pastrimit dhe  punonjësit dolën në terren për të pastruar qytetin në mënyrë kapilare.

Në  pikat kyçe ku edhe përqendrimi i njerëzve ishte më i madh në këto ditë  festash, u vendosën kosha shtesë, të cilët ofrojnë jo vetëm një estetikë  më të mirë, por edhe mundësi që qytetarët të mos i hedhin mbetjet nëpër  rrugë.

Jo vetëm policët e zjarrfikësit, por dhe pastruesit e paparë të Bashkia Tiranë meritojnë gjithë respektin tonë

/Ora News.tv/