Njihuni me avionin 'shtëpi' që mund të përfundojë në tarracën e ndonjë milioneri!

Një avion i ri privat është gati për të dalë në treg, por me disa ndryshime marramendëse teknologjike.

Ky lloj avioni të ofron luksin për të lëvizur me miqtë e afërt në cdo vend të botës pasi përshkon 9.800 milje për 17 orë.

Boeing 787-8 është një prodhim i ri që do sjellë grupi HNA, e cila do i ngjajë një shtëpie dhe do të arrijë të fluturojë me 40 pasagjerë brenda.

Sipas mediave të huaja, avioni do të dalë në treg muajin tjetër dhe mund të përfundojë në dorën e ndonjë biznesmeni milioner pasi cmimi nuk është aspak i lirë.

Bëhet fjalë për 224.6 milionë dollarë, ndërkohë që ndryshimet që mund ti bëhen mund të arrijnë dhe 100 milionë dollarë më shumë.

EMISIONET