Njeriu ka një "tru të dytë" në zorrë!

Njeriu ka një "tru të dytë" në zorrë!

Trupi i njeriut ka një "tru të dytë" të vendosur në zorrë të tij, dhe shkencëtarët tani e kuptojnë mënyrën e ndërlikuar se si ajo punon.

Sistemi nervor enterik (ENS) ka një koleksion të miliona neuroneve që kontrollojnë lëvizjen në zorrët tona. Por mekanizmi i saktë që përdor, nuk ishte zbuluar deri më tani nga shkencëtarët.

Një ekip nga Universiteti Flinders në Australi ka hulumtuar dhe ka zbuluar ndryshimet elektrike në zorrët tona kur punojnë për të kaluar mbeturinat jashtë trupave tanp.

Ajo zbulon se "truri i dytë" punon duke pulsuar valët elektrike nëpër zorrë, të cilat janë të sinkronizuara për të ndihmuar zorrët të kalojnë mbeturinat.

Si punon

Mënyra se si funksionoi ENS, kishte shkaktuar mister tek shkencëtarët.

"Një nga misteret e mëdha të traktit gastrointestinal është se si një popullsi e tillë e madhe e neuroneve enterike (që qëndrojnë brenda murit të zorrëve) mundësojnë shtytjen e përmbajtjes jashtë", shpjegoi autori i studimit dhe neurofiziologu Nick Spencer për ScienceAlert.

Për të kuptuar mekanizmat e saj, ekipi nga Universiteti Flinders shqyrtoi zorrët e mëdha të minjve të eutanizuar, të cilët mbajnë 400,000 neurone individuale.

Duke përdorur teknologji të neuroneve me rezolucion të lartë dhe elektroda për të matur impulset elektrike, studiuesit zbuluan pulsimin ritmik elektrik në zorrët e minjve.

Zorrët e minjve sinkronizojnë këto impulse për të prodhuar kontraktime në zorrë, të cilat ndihmojnë të kalojnë materialin poshtë përmes zorrëve dhe jashtë trupit.

Kjo është ndryshe nga mënyra se si funksionon pjesa tjetër e sistemit nervor të gjitarëve.

"Kjo paraqet një model të madh të aktivitetit neuronal në sistemin nervor periferik të gjitarëve që nuk është identifikuar më parë," shkruan autorët në studim, i cili u botua në Journal of Neuroscience.

"Aktiviteti i sinkronizuar ENS përfshiu aktivizimin e njëkohshëm të popullsive të mëdha të nervave nxitës dhe frenues, si dhe të neuroneve shqisore intriguese".

EMISIONET