Famullitari i Kishës Katolike Don Mikel Sopi ka promovuar librin “ Njeriu dhe Demokracia”. Libri është një ndërthurje e dokumenteve zyrtare të Kishës Katolike me tema si ekonomia, politika, historia e filozofia. Për studiuesit kjo vepër përbën një risi për letërsinë shqiptare.

Një ndërthurje e dokumenteve të Kishës Katolike me filozofinë, historinë por edhe debatin për ligjin dhe shtetin e së drejtës është libri “Njeriu dhe Demokracia”.

Autori, famullitar i Kishës Katolike të Kosovës Don Mikel Sopi, promovoi të premten në kryeqytet vepren ku ndau eksperiencën e tij me studiues e dashamires së librit. Thotë se argumentet e përdoruara janë të drejta por shprehet skeptik se sa do të mund t`i pranojnë ato qytetarët.

Për studiuesit libri i don Mikel Sopit përbën një risi në letërsinë shqiptare

Don Mikel Sopi artikulon me detaje dhe në mënyrë të kujdeshmë një sërë temash në librin e tij duke nisur nga ekonomia e duke vazhduar me tej me etikën, filozofinë teologjinë dhe historinë.

/Ora News.tv/