Një burrë u la pa vetëdije dhe me gjakderdhje brenda një ashensori pasi u sulmua dhe u grabit nga një grup shokësh. Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin e tmerrshëm. Viktima u sulmua dhe u grabit në Hull më 31 korrik të vitit të kaluar.

Pamjet tregojnë se si dy burra e hedhin në ashensor burrin e lënduar, ndërsa 36 vjeçari James Clarke i afrohet viktimës duke e përqeshur.

Clarke u dënua për kryerjen e një dëmi të rëndë trupor me qëllim nga një juri në Hull Crown Court më parë këtë muaj.

Ai do të dënohet me shokun sulmues John Royle, 39 vjeç, mbi të cilin rëndon e njëjtat vepër dhe ajo e vjedhjes.

Gjatë procesit gjyqësor u tha se burrat u takuan në një pijetore pasi nuk e kishin parë njëri-tjetrin për rreth 10 vjet.

Gjykatësi kishte thënë: "Viktima ishte një mik i vjetër, dhe nuk kishte asnjë sugjerim për ndonjë armiqësi mes tyre."

Në video, katër burra mund të shihen duke hyrë në ashensor - duke përfshirë viktimën dhe 38-vjeçarin Wesley Beaumont i cili ishte liruar nga të gjitha akuzat.

/Ora News.tv/