Një vit të divorcuar por gëzojnë marrëdhënie fantastike! Zbulohet sekreti i aktorëve

Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë zyrtarisht të divorcuar, por aktorët e famshëm hollivudian po ia dalin mbanë më së miri që fëmijët të mos e përjetojnë keq.

Sipas burimeve, marrëdhënia e tyre është forcuar edhe më shumë. Pas ndarjes, Jennifer dhe Ben janë parë të kalojnë më shumë kohë se më parë me fëmijët. Një familjar i yjeve ka zbuluar për mediat sekretin e marrëdhënies fantastike mes Ben dhe Jenn.

"Prioritet për Ben dhe Jennifer janë fëmijët. Edhe përse janë ndarë, ata përpiqen që fëmijët të mos e përjetojnë keq, ndaj dalin shpesh si një familje. Pas kaq shumë vitesh bashkë, Jennifer dhe Ben kanë kuptuar që nuk është e nevojshme të jenë të martuar për të qenë prindër të mirë. E rëndësishme është që vajzat dhe djali t`i shohin prindërit e lumtur, qofshin bashkë apo jo”, tha burimi.

Përmendim se jo shumë kohë pas ndarjes, aktorët nisën njohje të reja. Ishte Ben ai që u shfaq i pari në publik me Lindsayn, një producente amerikane. Ndërsa disa muaj më parë, Jenn nisi lidhjen me një biznesmen të divorcuar.

EMISIONET