Ylli i popit, Demi Lovato ka publikuar një fotografi të pamodifikuar të trupit të saj. Ndonëse e cilësoi si frikën e saj më të madhe, ylli i popit guxoi të tregonte celulitin në këmbë.

27-vjeçarja tha se është lodhur duke fshehur trupin dhe shtoi se imazhet e tjera që janë publikuar ishin të modifikuara. Ndër të tjera, Demi tregoi se po punon për një projekt të ri muzikor.

"Kjo është frika ime më e madhe. Një fotografi e imja në bikini e pamodifikuar. Dhe e dini cfarë, është CELULIT!!! Unë thjesht jam lodhur duke u turpëruar nga trupi im, duke e modifikuar (po, fotografitë e tjera janë të modifikuara dhe e urrej që e kam bërë, por është e vërteta), kështu që të tjerët mendojnë se unë jam ajo që e tregon të bukurën, po jo. Unë dua që ky kapitull i ri në jetën time të jetë për atë që unë jam, por për standardet e dikujt tjetër.

Kështu që kjo jam unë, e paturpëruar, e pafrikësuar dhe krenare që kam një trup i cili ka vuajtur shumë dhe do vazhdojë të më mahnisë pasi shpresoj që të lind fëmijë një ditë. Është ndjenjë shumë e bukur të kthehem në televizion/ film, ndërkohë që nuk e stresoj veten duke ushtruar dhe nuk e privoj veten nga një copë kek. Unë isha e frikësuar nga torta e vërteta pasi isha e fiksuar me dieta të cmendura. Gjithsesi, kjo jam unë, E VËRTETA! Dhe unë e dua veten. Dhe ju duhet të doni veten. Tani po kthehem në studio, po punoj për një projekt të ri. Vetëm dua ti bëj dicka të qartë të gjithëve, nuk jam e fiksuar pas pamjes time por e vlerësoj dhe kjo është më e mira që mund të bëj. Shpresoj të kem inspiruar dikë që të dojë trupin gjithashtu", shkruajti këngëtarja.

Kënga e fundit që ka sjellë në treg Demi ishtë një vit më parë. Gjatë kësaj periudhe, ajo është kujdesur për veten që të heqë dorë nga lëndët narkotike, të cilat gati i morën jetën.

 




 

View this post on Instagram

 








This is my biggest fear. A photo of me in a bikini unedited. And guess what, it’s CELLULIT!!!! I’m just literally sooooo tired of being ashamed of my body, editing it (yes the other bikini pics were edited - and I hate that I did that but it’s the truth) so that others think I’m THEIR idea of what beautiful is, but it’s just not me. This is what I got. I want this new chapter in my life to be about being authentic to who I am rather than trying to meet someone else’s standards. So here’s me, unashamed, unafraid and proud to own a body that has fought through so much and will continue to amaze me when I hopefully give birth one day. It’s such a great feeling to be back in tv/film while not stressing myself with a strenuous workout schedule before 14 hour days, or depriving myself from a real birthday cake rather than opting for watermelon & whip cream with candles because I was terrified of REAL cake and was miserable on some crazy diet shit. Anyway, here’s me, RAW, REAL! And I love me. And you should love you too! Now back to the studio.. I’m working on an anthem..

/Ora News.tv/

Tags