Pas martesës, duket se lideri i Babastars, Getoar Selimi e ka lënë pas dore karrierën.

Agon Amiga ka sjellë projektin e ri muzikor "Oh Bir", për të cilin një emision kosovar ka zbuluar se është diss për Ghetto Geasy-n.

Sipas SevenBizz, Agon Amiga ka disa fjalë kundër Getit, të cilat janë: “T’kom msu ça me vesh, t’kom msu ça me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”.

Burimet kanë treguar se kjo këngë paralajmëron ndarjen e Agonit nga Babastars.

Kjo gjë duket e dyshimtë pasi Agon Amiga, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë që janë larguar nga grupi vazhdon të publikojë projektet e tij në kanalin muzikor Babastars.

Ai dhe Geti janë miq të hershëm dhe janë bashkëthemelues të grupit. Mbetet për tu parë nëse do ketë një ndarje të tyre.

/Ora News.tv/