Një tjetër aks rrugor jepet me koncesion

Qeveria ka vendosur të japë me koncesion ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.  

Në mbledhjen e sotme, është vendosur t'i jepen 8.5% të pikëve shoqërisë “A.N.K.”, e cila ka kërkuar vetë këtë koncesion, duke e projektuar, ndërtuar, financuar dhe mirëmbajtur aksin rrugor në fjalë. 

Aksi i propozuar shtrihet përgjatë rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës, nëpërmjet një tuneli 850 metra të gjatë

Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

EMISIONET