Një tërmet që tronditi Greqinë sot në mëngjes ka shqetësuar sizmiologët.
Tërmeti ra në orën 06:02 të ditës së sotme dhe kishte një magnitudë 4.6 ballë.
Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Korinthit, ndërsa lëkundjet u ndjenë në gjysmën e vendit, duke përfshirë edhe Athinën.
Fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar.
Sizmiologët kanë deklaruar se "nuk e dime nëse ishte termeti kryesor, duhet të presim ecurine e fenomenit, zona në fjalë ka pasur tërmete të fuqishme në të kaluaren.
/Ora News.tv/