Një stuhi diellore niset drejt tokës

Një stuhi diellore niset drejt tokës

Një stuhi masive diellore është nisur në rrugëtim drejt Tokës, dhe ka të ngjarë që të godasë sot.

Stuhia u krijua nga një shpërthim diellor - që do të thotë një shpërthim i madh në atmosferën e diellit - që gjeneroi grimcat e ngarkuara më parë këtë javë.

Grimcat e ngarkuara nga dielli po lëvizin drejt Tokës dhe mund të prishin rrjetet e energjisë, orientimin e anijeve dhe operacionet satelitore.

Grimcat diellore pritet të godasin Tokën, qoftë sot apo nesër, dhe gjithashtu do të shkaktojnë aurora për njerëzit që jetojnë në latitudë më të larta.

'Aurora mund të jetë e dukshme në lartësi të larta', shkroi në një deklaratë Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Kjo mund të përfshijë "shtresën veriore" të Shteteve të Bashkuara, me shtetet e prekura duke përfshirë pjesët e Miçiganit dhe Maine.

NOAA thotë se parashikimi sugjeron se stuhia diellore do të jetë një stuhi G-1 ose 'e vogël', e cila mund të bëhet një stuhi e moderuar e G-2 'në varësi të asaj se si grimcat e ngarkuara godasin Tokën.

EMISIONET