Udhëtimi i parë i Ministres së Jashtme i ka kushtuar Austrisë vetëm 10 euro. Kryediplomatja Karin Kneissl, 52 vjeçe, ka preferuar të udhëtojë me linjën hekurudhore REX  drejt Sllovakisë të martën, tren të cilin e ka përdorur për 20 vjet.

Gazetarë të shumtë dhe ekipe televizive e shoqëruan Ministren e Jashtme në Bratislavë-Petrzalka. 

"Nuk kemi pasur kurrë një interes të tillë nga mediat," thanë diplomatët.

"Viena dhe Bratislava janë kryeqytetet më të afërt të botës", tha Kneissl teksa deklaroi për gazetarët se nuk është në garë me kancelarin Sebastian Kurz i cili vijon të fluturojë me Economy Class. 

Nga Bratislava, Kneissl njoftoi udhëtimet e ardhshme, të cilat ajo i përshkroi si "Bashkëpunim Lindje-Perëndim". 

Javën e ardhshme, ajo do të takohet me homologun e saj Angelino Alfano në Romë dhe më 18 janar do të vizitojë Presidencën aktuale të BE-së, Bullgarinë. 

Në fund të janarit është planifikuar një udhëtim në Turqi. Ajo kishte një bisedë telefonike shumë të mirë me Ministrin e Jashtëm Mevlüt Cavusoglu. 

Ka një "dëshirë për një rifillim në të dy anët", tha Kneissl.

/Ora News.tv/