Një proteinë, origjina e jetës në Tokë

Një proteinë, origjina e jetës në Tokë

Mungonte vetëm një element për të krijuar një bazë të mundshme të origjinës së jetë në Tokë dhe tani është gjetur, proteina amiloide, që ndodhet në natyre dhe përveçse krijoht vetvetiu me shumë lehtësi, mund të jetë në gjendje edhe të vetëriprodhohet, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Communications” dhe të zhvilluar nga Politekniku i Zyrihut.

Për një kohë të gjetë e konsideruar si një anomali biologjike, proteina amiloide gëzon edhe një reputacion të keq sepse prania e saj lidhet me sëmundje neurologjike, si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Por, njëkohësisht, kjo proteinë është në bazë të shumë formave të jetës, nga bakteret tek majaja, nga kërpudhat tek njeriu.

Struktura e saj kimike përbëhet nga zinxhirë molekolarë shumë të shkurtër (peptidet) në gjendje të përshpejtojnë reaksionet kimike ashtu sikurse ndodh tek enzimat.

E vetmja pengesë ndaj teorisë që ekzistonte prej kohësh për këtë proteinë, që e cilësonte si një pararendës të molekulave të jetës, ishte mungesa e një veçorie thelbësore, aftësia për t’u riprodhuar.

Në vitin 2015 i njëjti grup studimi, i drejtuar nga Roland Riek, kishte treguar se struktura e këtyre proteinave mund të formohet vetvetiu me shumë lehtësi, duke u bazuar në aminoacide të thjeshta, që me shumë mundësi ekzistonin në Tokën primitive.

Deri tani ishte ARN-ja, “krahu i djathtë” i ADN-së, molekula e konsideruar si rrënja më e mundshme e jetës në Tokë, duke qenë se është në gjendje të kodifikojë informacionet dhe të riprodhohet.

Por për studiuesit zviceranë hipoteza e amiloidit është më e mundshme, sepse molekulat e ARN-së janë më të mëdha dhe më komplekse, për pasojë është e vështirë që të krijohen vetvetiu në kushtet e Tokës primitive./ATA/

EMISIONET