Një pikë nga ndeshja me Laçin, Bifsha: Skuadra luajti mirë, vështirë që të marrim penallti

Një pikë nga ndeshja me Laçin, Bifsha: Skuadra luajti

Me stadiumin e dënuar dhe pa tifozë, Flamurtari mori vetëm një pikë nga ndeshja me Laçin. Pas ndeshjes me kurbinasit foli zv/trajneri i Flamurtarit Petraq Bifsha, ku tha se ekipi që drejtonte sot dha maksimumin, dhe foli edhe për momentin e dyshimtë të penalltisë.

"Të gjitha ndeshjet me Laçit, ekipi ka dhënë maksimumin. Ekipi e kërkoi fitoren gjithë ndeshjes, bëri presing dhe luajti mirë. Vështirë që të marrim penallti, kam dyshime e mia për ndonjë rast. I falënderova çunat për performancën pas ndeshjes.

"Skuadra po luante lart, po luante lart. Luajtëm mirë, dhe po funksiononim. Kishim besim që skuadra do shënonte nga momenti në moment. Funksionuam në planin taktik."-tha Bifsha për "SuperSport".

EMISIONET